Meni

MODELI I ORCA-s EKSPERTIZA E ORCA-s REFERENCAT E ORCA-s GJENDJA AKTUALITET BLOG RRETH ORCA-s NA KONTAKTONI

AKTUALITET

IMPORTANT FOR ANIMALS: STARTING FROM TODAY, STRICTER PENALTIES FOR ABUSERS

Aktuelno - 01.12.2019

IMPORTANT FOR ANIMALS: STARTING FROM TODAY, STRICTER PENALTIES FOR ABUSERS

Important for animals: the new Criminal Code comes into effect todayAs many as 30,000 signatures of ...

Më hollësisht

TOGETHER WE PROVIDED 15,000 MEALS FOR ABANDONED CATS AND DOGS

Aktuelno - 21.10.2019

TOGETHER WE PROVIDED 15,000 MEALS FOR ABANDONED CATS AND DOGS

Animal food given to the organizations and individuals who are actively working on lowering the numb...

Më hollësisht

ORCA AND PANINI TOGETHER FOR ANIMALS

Aktuelno - 13.02.2019

ORCA AND PANINI TOGETHER FOR ANIMALS

ORCA and PANINI provided 100.000 meals for animals that need them the most!With great pleasure we sh...

Më hollësisht

MEETING OF THE BALKAN COUNTRIES ON THE TOPIC OF ABANDONED ANIMALS

Aktuelno - 18.06.2018

MEETING OF THE BALKAN COUNTRIES ON THE TOPIC OF ABANDONED ANIMALS

On the Third OIE Regional Workshop on Stray Dog Population Management for Balkan Countries (SDB...

Më hollësisht

ACTION FOR PEOPLE AND DOGS!

Aktuelno - 01.05.2018

ACTION FOR PEOPLE AND DOGS!

Thousands of abandoned dogs are roaming the streets of cities and municipalities across Serbia. They...

Më hollësisht

ABANDONED DOGS – THERE IS A SOLUTION

Aktuelno - 12.04.2018

ABANDONED DOGS – THERE IS A SOLUTION

Results of the efforts made so far to solve problems of abandoned animals are unsatisfactory: with c...

Më hollësisht

FOR PEOPLE AND DOGS: MODEL OF DOG POPULATION CONTROL FOR SAFE AND HUMANE LOCAL COMMUNITY

Aktuelno - 25.04.2017

FOR PEOPLE AND DOGS: MODEL OF DOG POPULATION CONTROL FOR SAFE AND HUMANE LOCAL COMMUNITY

Presence of abandoned animals in public areas represents one of the most abundant and important prob...

Më hollësisht

PROJECT „ABANDONED ANIMALS IN BOGATIC“

Aktuelno - 14.10.2016

PROJECT „ABANDONED ANIMALS IN BOGATIC“

During 2016. ORCA has implemented the project on the territory of Bogatic municipality aimed to prov...

Më hollësisht

OIE CONFERENCE ON ABANDONED DOGS

Aktuelno - 16.06.2016

OIE CONFERENCE ON ABANDONED DOGS

On the Second OIE Regional Workshop on Stray Dog Population Management for Balkan Countries (SDB2), ...

Më hollësisht

DOG POPULATION CONTROL IN SERBIA

Aktuelno - 01.01.2016

DOG POPULATION CONTROL IN SERBIA

Presence of abandoned animals in public areas represents one of the most abundant and important...

Më hollësisht

Blog

GJENDJA

Në këtë faqe mund të zbuloni më shumë mbi gjendjen në fushën e kontrollit të popullatës së qenve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku organizata jonë është aktive.


PËR MË SHUMË INFORMACIONE KLIKONI SHTETIN E DËSHIRUAR


* Ky emërtim nuk cenon statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe opinionin e GjND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
SERBIA
Kosova*
EMRI: Serbia

NUMRI I BANORËVE: 7.040.272
(burimi: Enti Shtetëror për Statistika, 2017)

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Në Serbi, përgjegjësinë për kontrollin e popullatës së qenve e ka Drejtoria Veterinare, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Serbisë në pjesën që ka të bëjë me mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave në fushën e kontrollit të popullatës së qenve, respektivisht zbatimit të masave të rëndësishme si identifikimi, regjistrimi dhe vaksinimi i qenve dhe të tjera.

Vetëqeverisjet vendore kanë autoritetin për:
  • themelimin e një shërbimi zoohigjienik për kapjen dhe përkujdesjen e kafshëve të braktisura në vendstrehim (neni 46 i Ligjit për Veterinarinë)
  • organizimin e një vendstrehimi nëse në territorin e tyre ka kafshë të braktisura (neni 66 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve)
  • zhvillimin dhe zbatimin e Programeve për Kontrollin e Popullatës së Qenve dhe të Maceve të Braktisura, sipas veçorive të mjedisit (neni 54 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve)
EMRI: Kosova*

NUMRI I BANORËVE: 1.907.592
(burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2011)

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Në Kosovë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, ndërsa autoritetet komunale janë kompetente për të kryer:
  1. regjistrimin e qenve;
  2. vaksinimin vjetor kundër tërbimit dhe dehelmentizimin kundër ekinokokeve, duke hequr larvat ose krimbat parazitarë;
  3. kapjen e qenve dhe maceve të rrugës dhe nëse është e nevojshme, eutanazinë e tyre;
  4. largimin dhe hedhjen e sigurt të trupave të përmendura në pikën (c);
  5. themelimin e vendeve për përkujdesje për qentë dhe macet, sipas nevojës.

Kuadri ligjor:
  • Ligji për Ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Shtëpiake (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë – Marrëveshje Ndërkombëtare”, nr. 1/2010)
  • Ligji për Veterinarinë (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 91/2005, 21/2010)
  • Ligji për Mirëqenien e Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 41/2009)
  • Ligji për Aktivitetet Komunale (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 88/2011 dhe 104/2016)
  • Rregullorja për mënyrën e etiketimit dhe të regjistrimit të qenve dhe të maceve (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 23/2012)
  • Rregullorja për kushtet që duhet të plotësojnë vendstrehimet dhe pansionet për kafshët (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 19/2012)
  • Rregullorja për kushtet që duhet të plotësojnë mbarështuesit e kafshëve (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 14/2012)
  • Rregullorja për mënyrën e mbajtjes së qenve që mund të paraqesin kërcënim për mjedisin (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 65/2010)
  • Rregullorja për përcaktimin e masave për zbulimin e hershëm, diagnozën, parandalimin e përhapjes, luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes infektive të tërbimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e RS-së”, nr. 78/2009)

Kuadri ligjor:
  • Ligji për Përkujdesjen ndaj Kafshëve (Nr. 02/L-10)
  • Ligji për Veterinarinë (Nr. 2004/21)
  • Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse (Nr. 02/L-109)

Veçoritë:
  1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Po.
  2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Po. Ndalohet braktisja dhe refuzimi i një kafshe, mbijetesa e së cilës varet drejtpërdrejt nga njeriu, përfshirë këtu edhe kafshët shtëpiake (neni 7, paragrafi 2 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  3. A ekziston një bazë qendrore të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Po. Me Ligjin për Veterinarinë është e përcaktuar Baza Qendrore për regjistrimin e kafshëve e cila është zbatuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Serbisë (neni 85), si dhe detyrimi i pronarëve dhe i mbajtësve të kafshëve për të shënuar dhe regjistruar kafshët (neni 6, paragrafi 7), d.m.th. të kenë dokument identifikimi (pasaportë) që duhet t’i shoqërojë kafshët gjatë jetës së tyre (neni 87). Rregullat e hollësishme në këtë fushë janë përcaktuar në Rregulloren për mënyrën e etiketimit dhe të regjistrimit të qenve dhe të maceve.
  4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Po. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të zhvillojnë dhe zbatojnë një program për kontrollimin dhe zvogëlimin e popullatës së qenve dhe maceve të braktisura sipas veçorive të mjedisit (neni 54 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Po. Vetëqeverisja vendore është e detyruar që në territorin e saj të organizojë një shërbim zoohigjienik i cili, mes të tjerash, kap dhe vendos kafshët e braktisura në vendstrehimet e kafshëve (neni 16 i Ligjit për Veterinarinë). Njësia e vetëqeverisjes lokale është e detyruar të sigurojë strehim nëse ka kafshë të braktisura në territorin e saj, d.m.th. të mbledhë dhe transportojë kafshët e braktisura dhe të humbura, si dhe të kujdeset për to dhe t’u ofrojë ndihmë, përkujdesje dhe akomodim në vendstrehim (neni 66 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?
    Jo. Marrja e jetës së kafshës në mënyrë humane është e mundur vetëm në raste të veçanta, të cilat nënkuptojnë që: kafsha të jetë plagosur, të ketë sëmundje të pashërueshme, të jetë e deformuar fizikisht ose të ketë paaftësi patologjike në mënyrë që shërimi nuk është i mundur dhe jeta për të është dhimbje, vuajtje, frikë dhe stres; kafsha të jetë në moshë dhe funksionet themelore jetësore t’i ndërpriten; me marrjen e jetës të luftohen dhe çrrënjosen sëmundjet ngjitëse, në përputhje me ligjin që rregullon veterinarinë, d.m.th. nëse marrja e jetës së kafshës është më lehtësuese për të se sa vazhdimi i të jetuarit nën vuajtje, në pajtim me mendimin e veterinerit (neni 15 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).

Veçoritë:
  1. 1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Jo.
  2. 2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Jo.
  3. 3. A ekziston një bazë qendrore të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Jo. Autoritetet komunale kryejnë regjistrimin e qenve, si dhe vaksinimin vjetor kundër tërbimit dhe ekinokokeve, duke hequr larvat ose krimbat parazitarë (neni 13 i Ligjit për Veterinarinë), por nuk kërkohet të futen të dhënat në një regjistër të veçantë qendror.
  4. 4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Jo.
  5. 5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Po. Autoritetet Komunale kryejnë themelimin e vendeve për përkujdesje për qentë dhe macet, sipas nevojës (neni 13 i Ligjit për Veterinarinë). Licencën për mbajtjen e vendstrehimeve e jep Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës (neni 14 i Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve).
  6. 6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?
    Jo.** Kafshët agresive mund të vriten kur ato paraqesin rrezik për shëndetin e kafshëve dhe të njeriut, nëse këtë më parë e vlerëson Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës (neni 10.2 i Ligjit për Përkujdesjen e Kafshëve), ndërsa eutanazinë e mundshme të qenve dhe maceve të rrugës e kryejnë Autoritetet Komunale (neni 13 i Ligjit për Veterinarinë).

  1. ** Ligji për Përkujdesjen ndaj Kafshëve përcakton se Ministria do të nxjerrë akt nënligjor me të cilin përcakton rastet dhe mënyrat në të cilat lejohet vrasja e kafshëve (neni 8.4), që ndërkohë mund të nënkuptojë një afat kohor.
Bosnja dhe Hercegovina
EMRI: Bosna i Hercegovina

NUMRI I BANORËVE: 3.531.159
(burimi: Agjencia e Statistikave të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2013)**

** Metodologjinë sipas të cilës është bërë regjistrimi i popullsisë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2013, Republika Serbe nuk e njeh, as rezultatet zyrtare.

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Në nivelin shtetëror, përgjegjësia për mirëqenien e kafshëve (si dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura dhe të humbura) i përket Departamentit të Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, Zyrës Veterinare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në nivelin e entitetit, mirëqenia e kafshëve (si dhe mbrojtja e kafshëve të braktisura dhe të humbura), është në përgjegjësinë e:
  • Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Republikës Serbe – departamenti i shërbimit veterinar;
  • Ministrisë së Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Pylltarisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës - departamenti i shërbimit veterinar;
  • Administratës së Republikës për Çështjet e Inspektimit - departamenti i inspektimit veterinar;
  • Administratës Federale për Çështjet e Inspektimit - departamenti i inspektimit veterinar;
  • Departamentit të Bujqësisë, nëndepartamentit për veterinarinë e Distriktit të Brçkos të BH-së;
  • Inspektoratit të Distriktit të Brçkos

Në nivelin vendor, autoriteti administrativ i kantonit, qytetit ose bashkisë ka përgjegjësinë për kontrollin e popullatës së qenve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kuadri ligjor:
  • Ligji për Veterinarinë e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës (“Gazeta Zyrtare të FBH-së” numri: 46/2000)
  • Ligji për Veterinarinë e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës (“Gazeta Zyrtare të BH-së” numri: 34/2002)
  • Ligji për Veterinarinë të Republikës Serbe (“Gazeta Zyrtare të RS-së” numri: 42/2008)
  • Ligji për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të Republikës Serbe (“Gazeta Zyrtare të Republikës Serbe” numri: 118/2008)
  • Ligji për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të Bosnjës dhe Hercegovinës (“Gazeta Zyrtare të BH-së”, nr. 25/2009)
Veçoritë:
  1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Jo.
  2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Po. Veçanërisht ndalohet braktisja e kafshëve të mbajtura për shoqëri dhe e kafshëve të tjera që mbahen nën kontrollin e njeriut (neni 4, paragrafi 2 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së).
  3. A ekziston një bazë qendrore të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Po. Mbajtësit e qenve dhe të maceve janë të detyruar t’i regjistrojnë qentë dhe macet në organizatën veterinare që mban regjistrin e kafshëve, brenda shtatë ditëve nga data e marrjes së pronës, dhe Zyra Veterinare e Bosnjës dhe Hercegovinës detyrohet të mbajë Regjistrin e të gjithë qenve dhe maceve të shënuara (neni 8 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së).
  4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Jo.
  5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Po. Vendstrehimet e kafshëve duhet të krijohen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve dhe deri në atë moment, stacionet veterinare, në bashkëpunim me autoritetet kompetente komunale, mund të zbatojnë masat e kontrollit të popullatës së qenve të braktisur (neni 43 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së). Shërbimi i veçantë (higjienik) kryen kapjen e kafshëve të braktisura dhe të humbura dhe vendosjen e tyre në vendstrehimet për kafshë (neni 29 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së).
  6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?Jo. Eutanazia është e mundur vetëm nëse kafsha është e sëmurë ose e lënduar dhe nuk mund të shërohet (neni 27, paragrafi 3 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së), nëse është e vjetër ose e rrezikshme për mjedisin (neni 14 i Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve të BH-së).
Mali i Zi
EMRI: Crna Gora

NUMRI I BANORËVE: 620.029
(burimi: MONSTAT – Enti për Statistika të Malit të Zi, 2011)

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Drejtoria e Sigurisë Ushqimore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjëse për identifikimin dhe regjistrimin e qenve, përkatësisht për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave në fushën e veterinarisë dhe mirëqenies së kafshëve.

Mënyra e trajtimit të kafshëve të braktisura dhe të humbura (kafshët shtëpiake), si dhe mënyra e kujdesit dhe kontrollit të riprodhimit të tyre përcaktohen nga autoriteti kompetent i vetëqeverisjes vendore. Mbledhja e kafshëve të braktisura dhe të humbura organizohet dhe financohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Kuadri ligjor:
  • Ligji për Mbrojtjen e Mirëqenies së Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 14/2008 dhe 47/2015)
  • Ligji për Veterinarinë (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 30/2012, 48/2015, 52/2016)
  • Ligji për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 48/2007, 73/2010, 48/2015)
  • Rregullorja për mënyrën e mbajtjes së regjistrit dhe të lëshimit të pasaportave për kafshët shtëpiake (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 53/2015, 28/2017)
  • Rregullorja për kushtet e lëvizjes jokomerciale të kafshëve shtëpiake (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 42/2016)
  • Rregullorja mbi kushtet të cilat duhet të përmbushin pansionet dhe vendstrehimet për kafshët e braktisura (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 28/2015)
  • Rregullorja mbi kushtet më të arritshme që duhet të përmbushin mbarështuesit (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 21/2015)
  • Rregullorja për mënyrën e mbajtjes së qenve të rrezikshëm (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 31/2017)
  • Rregullorja mbi kushtet më të arritshme që duhet t’i përmbushin objektet për stërvitjen e qenve (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 30/2016)
  • Rregullorja për masat për parandalimin, identifikimin, luftimin dhe çrrënjosjen e tërbimit te kafshët (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 53/2011)
  • Rregullorja për masat për parandalimin e shfaqjes së Echinococcus multilocularis te qentë (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 22/2016)
Veçoritë:
  1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Jo.
  2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Po, ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake, kafshëve të egra të mbarështuara ose të kafshëve të tjera të mbikëqyrura (neni 8 të Ligjit për Mbrojtjen e Mirëqenies së Kafshëve).
  3. A ekziston një bazë qendrore të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Po. Qentë, macet dhe qelbësit e zbutur pas identifikimit të tyre janë futur në regjistrin e kafshëve, i cili është pjesë e regjistrit qendror të kafshëve (neni 110, paragrafi 3 i Ligjit për Veterinarinë). Regjistri mbahet nga Drejtoria e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Fitosanitarisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ligji për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve, përkatësisht Rregullorja për mënyrën e mbajtjes së regjistrit dhe të lëshimit të pasaportave për kafshët shtëpiake, përcakton identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, d.m.th. mënyrën e mbajtjes së regjistrit për kafshët shtëpiake.
  4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Jo.
  5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Po, obligimi për marrjen dhe vendosjen e qenve të braktisur në vendstrehime ose strehimore për kafshët e braktisura (kafshët shtëpiake), është i përcaktuar. Strehimorja është e detyruar të organizojë, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale, mbledhjen dhe transportimin e kafshëve të humbura dhe të braktisura në vendstrehim. Pensionet dhe strehimoret mund të krijohen nga shoqata biznesi dhe sipërmarrësit, ose personat e tjerë juridikë, dhe duhet të kenë punonjës përgjegjës për mirëqenien e kafshëve (nenet 26 dhe 27 të Ligjit për Mbrojtjen e Mirëqenies së Kafshëve).
  6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?
    Po. Është përcaktuar që, nëse një kafshë nuk adoptohet brenda 30 ditëve nga dita kur vendoset në strehimore, mund të asgjësohet (neni 27 i Ligjit për Mbrojtjen e Mirëqenies së Kafshëve).
IRJ e Maqedonisë
EMRI: BJR Makedonija

NUMRI I BANORËVE: 2.072.490
(burimi: Enti Shtetëror për Statistika të IJR të Maqedonisë, 2016)

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Qeverisë së IRJ të Maqedonisë është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e mirëqenies së kafshëve dhe kontrollin e popullatës së qenve.

Bashkitë, komunat brenda qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit kanë përgjegjësi mbi kontrollin e popullatës së qenve. Ata janë të detyruar të:
  • mbledhin dhe përkohësisht vendosin qentë e paregjistruar në vendstrehim, si dhe qentë e regjistruar që gjenden në hapësirat publike pa praninë e pronarit (neni 28, paragrafi 3 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  • zhvillojnë dhe aprovojnë një plan dhe program afatgjatë për kontrollin e popullatës së qenve të braktisur, i cili duhet aprovuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Qeverisë së IRJ të Maqedonisë (neni 28, paragrafi 3 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).

Kuadri ligjor:
  • Ligji për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 149/2014)
  • Ligji për Veterinarinë (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 113/2007)
  • Ligji për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 95/2012)
  • Rregullorja për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 18/2013, 153/2015)
  • Rregullorja për kushtet teknike të vendstrehimeve, kushtet e mbajtjes së kafshëve në vendstrehime, procedurën e eutanazisë, mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe mënyrën e mbikëqyrjes, formës dhe përmbajtjes së regjistrimit dhe mënyrës së regjistrimit, si dhe informacionet e nevojshme për regjistrim (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 141/2010)
  • Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e raportimit të tërbimit te kafshët shtëpiake dhe të egra, si dhe masat që duhen marrë për të luftuar dhe çrrënjosur tërbimin (“Gazeta Zyrtare e IRJ të Maqedonisë”, nr. 155/2012)
Veçoritë:
  1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Jo.
  2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Po, ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake (neni 26, paragrafi 2 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  3. A ekziston një bazë qendrore e të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Po. Bazën elektronike të të dhënave për kafshët e regjistruara do ta themelojë dhe menaxhojë Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (neni 11, paragrafi 2 i Ligjit për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve). Pronarët e qenve janë të detyruar të raportojnë qentë e tyre një herë në vit në klinikë ose spital të autorizuar veterinar me qëllim të identifikimit dhe regjistrimit, d.m.th. zbatimit të masave të kujdesit shëndetësor në përputhje me rregullat për veterinarinë (neni 27, paragrafi 1 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Po. Bashkitë, komunat brenda qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit duhet të zhvillojnë dhe aprovojnë një plan dhe program afatgjatë për kontrollin e popullatës së qenve të braktisur, i cili duhet aprovuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Qeverisë së IRJ të Maqedonisë (neni 28, paragrafi 3 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Po, është I përcaktuar detyrimi i bashkive, komunave brenda qytetit të Shkupit dhe qytetit të Shkupit të vendosin qentë e braktisur në vendstrehime (neni 28 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
  6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?
    Jo. Eutanazia e qenve të braktisur mund të kryhet vetëm në rast dyshimi për sëmundje infektive që mund të transmetohen te qentë ose nëse ekziston rreziku i një sëmundjeje të tillë (neni 28, paragrafi 6 i Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve).
Shqipëria
EMRI: Albanija

NUMRI I BANORËVE: 2.876.591
(burimi: INSTAT – Instituti i Statistikave të Shqipërisë, 2017)

PËRGJEGJËSITË NË FUSHËN E KONTROLLIT TË POPULLATËS SË QENVE:
Drejtoria Veterinare e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave veterinare dhe të masave për identifikimin dhe regjistrimin e qenve.

Në nivelin lokal, bashkitë dhe qytetet kanë autoritetin për të kontrolluar popullatën e qenve në Shqipëri.

Kuadri ligjor:
  • Ligj nr. 10465, datë 29.9.2011 për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë
  • Ligj nr. 70/2013 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë
  • Rregullorja për rregullat për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, nr. 382, datë 31.07.2006
Veçoritë:
  1. A është nënshkruar dhe/ose ratifikuar Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Endacake?
    Jo.
  2. A ndalohet braktisja e kafshëve shtëpiake?
    Po. Pronarët dhe kujdestarët e kafshëve detyrohen të kujdesen për kafshët dhe të mos i braktisin ato (neni 66 i Ligjit për Veterinarinë).
  3. A ekziston një bazë qendrore të dhënash në të cilën futen të dhënat mbi qentë e regjistruar?
    Po. Është përcaktuar sistemi i identifikimit dhe i regjistrimit të kafshëve, qëllimi i të cilit është të sigurojë, ndër të tjera, një bazë të dhënash të kafshëve që përfshin qentë, dhe të shërbejë si bazë informacioni për kontrollin e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve (neni 5 i Ligjit për Veterinarinë). Pronarët e qenve dhe kafshëve të tjera shtëpiake duhet të pajisin me pasaportë mjekësore veterinare qentë me moshë mbi 6 javë (neni 73 i Ligjit për Veterinarinë), ndërsa rregullat më të hollësishme për identifikimin dhe regjistrimin e qenve përcaktohen në nenin 12 të të njëjtit ligj.
  4. A është i përcaktuar obligimi për të zhvilluar dhe zbatuar Programin e kontrollimit të popullatës së qenve?
    Jo.
  5. A ekziston obligimi i vendosjes së kafshëve në vendstrehime për kafshët e braktisura?
    Jo.
  6. A është i përcaktuar me ligj afati pas të cilit është e mundur të eutanizohet kafsha e braktisur, e cila është vendosur në vendstrehim?
    Jo.